PS hedh poshtë propozimin e Alibeajt për hapjen e dosjeve, kreu i grupit të PD: Treguat fytyrën tuaj, pjellë e Partisë së Punës

Alibeaj

Komisioni i Ligjeve nuk pranoi një amendament të kreut të grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj për hapjen e të gjitha dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit nga nëntori 1944 deri në korrik 1991.

Shumica socialiste vendosi të mos e marrë në konsideratë këtë amendament.

Pas rrëzimit të amendamentit deputetët e opozitës vendosën ta braktisin mbledhjen e komisionit, duke lënë aty vetëm maxhorancën.

Gjatë debatit në Komision, Alibeaj deklaroi se “mazhroanca në Komision tregoi fytyrën e vërtetë duke mos votuar hapjen e dosjeve të Ish-Sigurimit të Shtetit”.

Ai e cilësoi mazhorancën si “pjellë e Partisë së Punës” dhe si “shkaktarë të dhimbjeve”, ndërsa shtoi se këta të fundit nuk dëshirojnë hapjen e dosjeve pasi i përdorin ato për shantazhe.

“Këto zvarritjet tuaja tregojnë qëndrimin tuaj  politik dhe fytyrën e vërtetë të mazhorancës. Nuk bëtë gjë tjetër veçse i mbyllët dosjet, treguat fytyrën tuaj të vërtetë seose me dosjet e sigurimit mbahen njerëz të lidhur edhe në politike dhe në administratë. Vota juaj kundër hapjes së Dosjeve tregoi fytyrën tuaj. Sikur po kërkoni të mbroni viktimat e sigurimit të shtetit sepse duke hapur dosjet gërryhen plagët e vjetra. Pjella e Partisë së Punës, shkaktarë të dhimbjeve. Kjo është mënyra më makabër për të treguar që nuk keni sensibilitet njerëzor. A mund ta them deri në fund? Te hiqni edhe fjalën tani. Sapo votuat kundër amendamentit dhe argumenti ishte ky, të mos hapen dosjet e ish-sigurimit. Unë po ju them që nuk dua ta kthej në çështje politike dhe duhet të votohet për hapjen e tyre, për ata që kanë kryer krime por edhe për viktimat. Ju nuk doni që e vërteta të dalë në shesh, sepse ju duke pasur dosjet i përdorni për shantazh”, tha Alibeaj.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×