Klubi i PSG nuk ka hequr dorë nga Milan Skrinjar, pasi kërkon me çdo kusht të përforcojë prapavijën me mbrojtësin sllovak. Ky i fundit ka spikatur në radhët e Interit, por zikaltrit nuk do të heqin dorë lehtë nga futbollisti, pa siguruar një shifër të majme prej tij.

Sipas mediave italiane, palët kanë caktuar nesër një takim mes drejtuesve të të dy klubeve për të diskutuar detajet e një transferimi që bëhet gjithnjë e më i mundshëm. PSG insiston të ketë mbrojtësin për ta vënë nën urdhrat e Galtie i cili tashmë kërkon përforcime për prapavijën.
Por Interi kërkon 70 milionë euro për futbollistin dhe nuk ka bërë asnjë hap mbrapa që në fillim ndaj kësaj kërkese. Pritet që në takimin e nesërm të diskutohet pikërisht pagesa e mundshme e kësaj shume nga kampionët e Francës, të cilët kanë para, por janë në vështirësi për të justifikuar shpenzimet e tyre para UEFA-s.
Arena e Lajmit
and then