Kristiano Ronaldo është kthyer sot përsëri në qendrën stërvitore të Mançester Junajtid, por me sa duket asgjë nuk ka ndryshuar sa i përket vendimit të tij për t’u larguar nga “djajtë e kuq”, ashtu si edhe të klubit për ta mbajtur.

Futbollisti portugez kishte munguar në turneun përgatitor që zhvilloi skuadra në Azi dhe Australi, por lojtari u shfaq i përpiktë në grumbullimin e sotëm në klub, i shoqëruar në makinë edhe nga menaxheri i tij, Zhorge Mendez.
Të dy kanë zhvilluar një takim me drejtues të klubit, në të cilin Ronaldo ka treguar këndvështrimin e tij dhe në klub kanë insistuar se ai do të respektojë kontratën që ka me “djajtë e kuq”. Më pas, portugezi raportohet se ka marr pjesë rregullisht në analizën e fazës përgatitore që ka bërë trajneri Ten Hag, para se të largohej përsëri nga ambientet e qendrës stërvitore,
Nëse lojtarët dhe stafi janë larguar si zakonisht nga dera para, Ronaldo është fotografuar teksa largohej me makinën e tij nga një derë dytësore në klub, për të shmangur mediat e shumta të pranishme për të filmuar portugezin.
PANORAMASPOR.AL
and then