Çelsi nuk është e vetm ja skuadër që po vuan për të shitur lojtarët e padëshiruar në merkaton e kësaj vere. Trajneri gjerman nuk e fshehu zhgënjimin e tij me lojtarët e pamotivuar pas humbjes 4-0 në miqësoren me Arsenalin.

“The Telegraph” shkruan se Tuhel mund të përballet me një tjetër surprizë në merkato sa i përket merkatos dalëse, sepse rivalët e Premier Ligës ngurrojnë të transferojnë yjet e tyre jashtë forme, por të mirëpaguar. Dhe “The Telegraph” ka cituar 6 yje, koha e të cilëve në “Stamford Bridge” po perëndon: Miçi Batshuaji, Ros Barklej, Kenedi, Tino Verner, Malang Sarr dhe Kepa Arrizabalaga.

BATSHUAJI – Sulmuesi u la jashtë nga Tuhel kur trajneri dukej se po u jepte të gjithë lojtarëve të tij nga një shans javën e shkuar. Por belgu, i cili ka edhe 12 muaj kontratë me londinezët, nuk duket se i ka besuar premtimet e gjermanit. 28-vjeçari nuk duket se do të ketë më të ardhme as pas largimit të Lukakut, sepse Tuhel pret që Broja të qëndrojë dhe që të dy në skuadër të kenë minuta, ka pak shanse të ndodhë.
KENEDI – Braziliani mund të krahasohet me Batshuajin për numrin e huazimeve, por huazimi i tij i fundit ishte më pak i frytshëm sesa i belgut, ku shënoi vetëm 1 gol në 17 ndeshje për Flamengon përpara se të rikthehej në janar. Mbrojtësi i krahut mund të ketë një shans pas largimit të Azpilikuetës, për të bërë zëvendësuesin e Xhejmsit në atë pozicion, por duhet parë nëse do të fitojë besimin e Tuhelit.
SARR – Erdhi për të bërë zëvendësuesin e Rydigerit, por pati një sezon me luhatje. U shpresua se largimi i Kristensenit dhe gjermanit do t’i jepte më shumë shanse mbrojtësit sesa 21 herët që luajti në sezonin e tij të parë në “Stamford Bridge”. Por transferimi i Kulibalit nga Napoli dhe bisedimet me Sevijen për Kundenë i hapin derën e largimit 23-vjeçarit.
BARKLEJ – Mesfushori shënoi golin e fundit të Çelsit sezonin e shkuar, por ai luajti vetëm 452 minuta në 14 ndeshje. 28-vjeçari nuk duket se ka shumë shanse dhe është në listën e largimeve. Aston Vila, Evertoni dhe Njukasëlli janë të interesuar për shërbimet e tij.
VERNER – Sulmuesi gjerman vuajti të sigurojë një vend titullari në dy sezonet e Tuhelit në stolin e Çelsit, duke shënuar vetëm 23 gola në 89 ndeshje që kur u transferua nga Lajpcigu në 2020-ën. Ai dëshiron të luajë më shumë përpara Botërorit dhe mund të largohet.
KEPA – Çelsi e transferoi portierin spanjoll në 2018 për shifrën rekord për një mbrojtës të fundit, 71.6 mln paund. Por 27-vjeçari humbi besimin e ish-trajnerit Lampard, i cili transferoi Mendinë dhe prej atëherë Kepa është vetëm një zëvendësues në “Stamford Bridge”.
Arena e Lajmit
and then