Vajtje-ardhje në Shqipëri për të sjellë paratë e drogës, shkatërrohet banda me 11 persona në Spanjë, si ra në gjurmët e tyre policia

63a5d68beb782 Capture Mossos

Policia spanjolle ka arrestuar 11 persona, përfshirë edhe kreun e grupit, të cilët merreshin me trafikimin e lëndëve narkotike.

Sipas mediave të huaja, gjatë momentit të arrestimit, kreu i bandës ka hapur zjarr ndaj efektivëve, por pa mundur dot t’u shpëtojë prangave.

Të organizuar shumë mirë, trafikantët merrnin me qira shtëpi ose apartamente me qira në zona larg qendrave urbane të qyteteve të provincës së Girona dhe i kishin rregulluar këto akomodime për kultivimin e marijuanës në ambiente të mbyllura.

Drejtuesit kryesorë të organizatës bënin udhëtime të rregullta drejt Shqipërisë për të transferuar paratë që fitonin nga shitja dhe shpërndarja e drogës. Ata gjithashtu rekrutuan “kopshtarët” e tyre në vend. Këta persona nuk kanë qëndruar kurrë më shumë se tre muaj në Spanjë, saktësojnë hetuesit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×