
Gjykata e Apelit do të shqyrtojë sot në orën 10.30 akuzën e Prokurorisë ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji.
Ai akuzohet se Prokuroria se ka kryer kallëzim të rremë në dosjen Babale së bashku me Fredi Alizotin, Albert Veliun dhe gazetarin Jetmir Olldashi.
Siç shikohet edhe nga një video e siguruar nga Balkanweb, në mbështetje të Salianjit, në gjykatë kanë shkuar edhe disa deputetë të PD-së, përfshi këtu ata të grupit të Alibeajt dhe Berishës.
Një ditë pas denoncimit të Ervin Salianjit nga selia e Partisë Demokratike, vëllai i ish ministrit të brendshëm shkoi në burg në Itali për të kryer dënimin prej 7.4 vite burg për trafik drogë, më pas me denoncim të Agron Xhafaj nisi një proces penal për shpifje për deputetin Salianji dhe gazetarin investigativ Jetmir Olldashi!
Kjo çështje dominoi skenën publike për muaj me radhë dhe u kthye në një sagë të fortë me denoncime ndaj drejtuesve kryesorë të policisë të cilët nga përgjimet zyrtare të prokurorisë dilnin në komunikime ku ofronin para kontigjentëve kriminalë për të inkriminuar Salianjin!
Pas vendimit të Gjykatës së Faktit me 1 vit burg ndaj Salianjit, Partia Demokratike në mbledhjen e kryesisë e quajti dënim politik për agjitacion dhe propagandë dhe zhvilloi protesta dhe informoi gjithë trupin diplomatik për dënimin politik të Salianjit!
Vlen për tu theksuar se në 9 vite opozitë Salianji është proceduar më shumë se 600 herë për protestat dhe reagimet e tij të forta në denoncime ndaj qeverisë!
Në seancën e parë që duhej të mbahej në 4 korrik, Salianji tha se procesi është i manipuluar me një dëshmitar të rremë.
and then