ZYRTARE/ Juventusi shpëton nga njeriu i golave që sjellin vdekjen, prish kontratën me mesfushorin

Klubi i Juventusit më në fund ka ndarë rrugët nga një lojtar i cili ishte bërë peshë e tepërt në radhët e torinezëve. Uellsiani Aron Ramsei ka gjetur akordin me klubin dhe palët kanë firmosur ndërprerjen e kontratës mes tyre, që vazhdonte deri në fundin e këtij sezoni.

ramsei

Ramsei, i cili në edicionin e kaluar ishte dhënë në huazim te Rejnxhërs në Skoci pasi nuk gjente hapësira nën urdhrat e Alegrit, kishte negociuar prej dy ditësh me Juventusin për prishjen e marrëveshjes kundrejt një dëmshpërblimi, që do të shpëtonte gjithsesi bardhezinjtë nga një rrogë e rëndë e ish-mesfushorit të Arsenalit. Klubi zyrtarizoi “divorcin” me një postim të shkurtër në rrjetet sociale, ku i uronte fat në aventurat e tjera Ramseit.

Ky i fundit bëri bujë në vitet te Arsenali me paraqitjet e tij, por sidomos me golat që përkonin në mënyrë të pazakontë me vdekje njerëzisht të njohur në ditët pasardhëse si Bin Laden, Stiv Xhobs, Muamar Gedafi, Uitni Hjuston, Pol Uoker, Devid Boui, Alan Rikman, Ljuk Peri, Keith Flint, Niki Hejden apo Roxher Mur.

PANORAMSPORT.AL


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×