Aventura e Vllaznisë, 12 orë udhëtim drejt Rumanisë dhe nga avioni direkt në… fushë

Nga nisja që në 06:00 të mëngjesit dhe deri te mbërritja në 18:00 në destinacionin përfundimtar: Kraiovë.

VLLAZNIA 2

Udhëtimi i Vllaznisë drejt Rumanisë ka qenë një histori më vete gjatë së martës, pasi klubi kishte zgjedhur linjat tranzitore për të shkuar në Kraiovë që dy ditë para ndeshjes.

Lojtarët, stafi teknik, drejtuesit e klubit dhe i gjithë delegacioni që shoqëronte skuadrën u nisën nga aeroporti “Nënë Tereza” sapo ishte gdhirë e martë, ku fillimisht shkuan në Bolonja të Italisë.

Pas mbërritjes në aeroportin “Guglielmo Marconi” që në orën 08:00, ekipi kishte mundësinë të shijonte për disa orë qytetin italian, pasi udhëtimi më pas me linjën direkte Bolonja-Kraiovë, do të bëhej në 14:30.

Kësisoj, dikush preferoi të pinte kafe në qendrat tregtare të Bolonjës, të tjerë dolën shëtitje dhe pritën derisa të rigrumbulloheshin në aeroport në orën 12:30, pasi duhet të ishin prezent aty që dy orë para nisjes drejt Rumanisë.

GURISHTA KRUJA

Normalisht, nisur nga ky udhëtim me linja tranzit, stafi teknik me në krye trajnerin Mirel Josa e ka pasur të vështirë për të zhvilluar një seancë stërvitore normale dje pas mbërritjes në Kraiovë rreth orës 18:00.

Skuadra u akomodua direkt në hotel, por për t’u çlodhur vetëm pak, sepse në orën 19:00 zbriti në fushë në stadiumin e dytë të Kraiovës, që quhet “Extensiv” dhe aty luan skuadra B e Universitateas.

Stërvitja zgjati vetëm 60 minuta dhe më tepër ishte për të mbajtur në tonus lojtarët.

Vetëm sot në 19:30, Josa do të ketë mundësi të zhvillojë një seancë të plotë në stadiumin “Ion Oblemenco”, aty ku do të luhet ndeshja të enjten. 12 orët mes tokës dhe ajrit e kanë lodhur jo pak ekipin, që ka gjetur në Kraiovë të njëjtat temperatura si në Shkodër. Në momentin e mbërritjes së ekipit temperatura ishte 37 gradë celsius.

ADMIR URUÇI – Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×