Dhunimi i drejtorit të filialit të Postës në Lezhë, policia jep detajet

Policia Naten

Dalin detaje nga dhunimi i drejtorit të filialit të Postes Shqiptare në Lezhës, Pjerin Çuku. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për një sherr mes dy personave dhe Çukut.

NJOFTIMI I POLICISE
Sot, më datë 26.12.2022, rreth orës 16:35, në lagjen “Gurra”, Lezhë, dy persona janë konfliktuar me grushte me shtetasin P. Ç., 42 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë drejtor i Postës Shqiptare, dega Lezhë dhe më pas janë larguar me vrap.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×