Partizani ka vijuar fazën e dytë përgatitore në qytetin e Pogradecit në prag të fillimit të sezonit të ri futbollistik 2022/2023.
Klubi i kuq me anë të një njoftimi në profilin e saj të rrjetit social “Facebook” ka zyrtarizuar tre miqësoret e radhës.
Më datë 30 korrik do të zhvillohet miqësorja e parë, ku Partizani do të ketë përballë Dinamon, duke e spostuar derbin e kryeqytetit në Pogradec.
Miqësorja e dytë do të luhet ndaj Bylisit më 7 gusht dhe më 13 gusht përmbyllen miqësoret e fazës përgatitore në ndeshjen ndaj Teutës më 13 gusht.
NJOFTIMI I KLUBIT TË PARTIZANIT –
“𝐏𝐑𝐎𝐆𝐑𝐀𝐌𝐈 𝐈 𝐍𝐃𝐄𝐒𝐇𝐉𝐄𝐕𝐄 𝐌𝐈𝐐𝐄̈𝐒𝐎𝐑𝐄🤝
⚽𝐅𝐊 𝐏𝐚𝐫𝐭𝐢𝐳𝐚𝐧𝐢🆚𝐅𝐂 𝐃𝐢𝐧𝐚𝐦𝐨 30 𝙆𝙤𝙧𝙧𝙞𝙠
⚽𝐅𝐊 𝐏𝐚𝐫𝐭𝐢𝐳𝐚𝐧𝐢🆚𝐅𝐊 𝐁𝐲𝐥𝐢𝐬 07 𝙂𝙪𝙨𝙝𝙩
⚽𝐅𝐊 𝐏𝐚𝐫𝐭𝐢𝐳𝐚𝐧𝐢🆚𝐊𝐅 𝐓𝐞𝐮𝐭𝐚 13 𝙂𝙪𝙨𝙝𝙩
#PogradecTrainingCamp🏟️”
– Arena e Lajmit
