Barcelona po mendon të ngrejë një skuadër të fortë këtë sezon, për të luftuar për trofe të rëndësishëm. Në planet e Çavit janë gjithashtu dhe dy mbrojtësit e Çelsit, Çezar Aspilikueta dhe Markos Alonso.
Të dy lojtarët kanë rënë në një akord verbal me katalanasit, por duket se “Blutë” nuk kanë ndërmend që t’i shesin te Barcelona spanjollët e mbrojtjes.
Afrimi i Rafinjës dhe akordi me Kunde, kanë bërë që Tomas Tuhel mos ta forcojë më shumë Barcelonën, duke parë dhe që braziliani me francezin ishin në planet e teknikut gjerman.
Arena e Lajmit
