Kë kërcënon Lefter Koka?/ Kryemadhi: Mesazhi i qartë, i drejtohet pronarit dhe avokatit të inceneratorit të Tiranës, ka shumë dritëhije sepse…  

7ae99d0c B851 4c84 Be4c B45d3b9a182b

Avokati i Lefter Kokës, në një deklaratë për mediat tha se është e padrejtë që Koka të mbahet në paraburgim pasi është në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa më tej paralajmëroi se në dritë do të dalin fakte dhe të vërteta që nuk janë dëgjuar.

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi tha mbrëmjen e sotme në “Open”, se kërcënimi i Kokës i drejtohen Edi Ramës dhe Erion Veliajt, lidhur me inceneratorin e Tiranës, pas të cilit thotë ajo, fshihen shumë dritëhije.

Kryemadhi: Që kur është arrestuar, Koka nuk është thirrur asnjëherë në pyetje. Kë kërcënon? Pronarin dhe avokatin e inceneratorit, pra Ramën dhe Veliajn, haptas. Është shumë i qartë mesazhi, çështja e inceneratorit të Tiranës është me dritëhije shumë më të mëdha se dy të tjerat për shkak të pagesave që bëhen në offshore, që mund të jenë në këndvështrimin tim, evazion fiskal, pastrim parash, pra gjëra të cilat hapin hapësirën, dhe marrëdhënia e Kokës me grupin e inceneratorëve, mendoj se nuk ka qenë ai ideatori.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×