PD me kandidatë të përbashkët? Ja lëvizja e fundit e Berishës dhe grupit të Alibeajt pas negociatave Paloka- Bardhi

Paloka Bardhi Ok

Pas takimit për më shumë se një orë në një prej lokaleve përballë Parlamentit, i pari që ka lënë tavolinën ka qenë Gazmend Bardhi e pas tij me mediat është përballur Edi Paloka.

Asnjëri prej tyre nuk ka dhënë detaje të takimit, por janë mjaftuar me faktin që bisedimet do të vijojnë më tej. Ka qenë i mandatuari i Berishës, Edi Paloka, i cili është kujdestur të saktësojë faktin se ky takim i parë nuk ka qenë i dështuar, por palët kanë vullnet për të shkuar drejt një bashkimi dhe daljes me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Ndërkohë gazetari i Neës 24, Osman Stafa bëri të ditur se në orën 13:30, në selinë e PD-së, kryetari i saj, Sali Berisha ka thirrur një mbledhje të kryesisë, ku Paloka do të informojë lidhur me këtë takim të parë.

Të njëjtën gjë pritet të bëjë edhe Gazmend Bardhi i cili do të informojë deputetët e grupit parlamentar për çka ka ndodhur në më shumë se një orë negociata me Palokën.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×