Pedagogu Biberaj: Takimi i Ramës me rektorët, fasadë! Protesta nuk do ndalet, do të ketë përshkallëzime!

Biberaj4434343

Pedagogu Aleksandër Biberaj, i ftuar në “News24” foli për protestën e pedagogëve, duke u ndalur edhe takimi i kryeministri Edi Rama me rektorët, të cilin e cilësoi fasadë

Ai theksoi se kryeministri nuk ka rrugëzgjidhje veçse të ulet në negociata, duke shtuar se studentëve nuk mund t’ju rriten tarifat.

“Nuk presim gjë nga ministrja është një kukull. Reagimi varet nga kryeministri që e njohim si është. Arrogant, inatçor…Nuk diskutohet që ne nuk kemi investime në laboratorë.. Profesorët po kërkojnë minimumin jetik”, tha ai.

Gjatë bisedës në studio theksoi se qeveria aktuale është një qeveri anti-arsim.

“Do të shkohet në një protestë që do të jetë shumë masive, natyrisht që kërkesat tona mund të ndryshojnë. Një qeverisje e papërgjegjshme do përgjigjen në të njëjtën monedhë. Të jetë për mua të kërkohet dorëheqja e ministres. Kjo qeveri është anëtarësim, e ka treguar veten. Ky është një moment reagimi për të gjithë. Pjesa elitare e shoqërisë është në këmbë sot, ai nëse do të bëjë një vesh shurdh dhe një sy qorr, le të vazhdojë”, u shpreh më tej ai.

Pyetje: Nëse nuk do të merrni sinjal, si do shkohet?

Biberaj: Do të ketë përshkallëzime, protesta nuk do ndalet. Unë jam për të protestuar përpara kryeministrisë kur të jemi 100 mijë veta dhe ai kryeministër nuk do të jetë më në godinë”.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×