Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me shkurre në Devoll, zjarrfikësit në terren

Zjarr Devoll

Një vatër zjarri është aktivizuar në zonën e Devollit. Mësohet se janë përfshirë nga flakët një sipërfaqe me bimësi të ulët (shkurre). Sipas informacioneve flakët janë identifikuar mbrëmjen e së dielës.

Nuk dihet ende sa është sipërfaqja e shkrumbuar dhe as shkaqet e zjarrit. Vatra momentalisht nuk paraqet rrezik të shtuar për përhapje të mëtejshme pasi 10 punonjës të shërbimit zjarrfikës nga bashkia Devoll ndodhen në terren për të bërë të mundur izolimin e flakëve.

Në ndihmë të punonjësve të shërbimit zjarrfikës kanë dalë edhe banorë të zonës.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×