
Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Open” në News24, ka deklaruar se ideatori i aferës së Inceneratorëve është kryeministri Edi Rama.
Ajo ka shtuar se çdo herë që dalin në pah skandale të reja, qeveria krijon e nxjerr në pah shpërqendrime në mënyrë që të heqë vëmendjen e qytetarëve nga problemet.
“Lojë juridike. Po të themi që ka miratuar, ai nuk ka miratuar kontratë por financimin e një kontrate. Nuk është aq budalla sa ë fusë kontratë të paligjshme në qeveria. Ka financuar një kontratë të paligjshme.
Është njoftuar me letrën e Prokurimit Publik. Ne e dimë që një pastruese nuk emërohet pa lejen e Ramës, kaloka 25 mln euro financim pa lejen e tij. Sot edhe pikturat e fasadave i bën Rama. Është ideatori i gjithë skenës së Inceneratorëve. Agaçi ka qenë në dijeni. Elbasani e Fieri i kanë kaluar pak skiç e kur ka hyrë tek Tirana ka hyrë vetë në menaxhimin e skemës. Rama nuk mbron njeri, për Elbasanin thotë përgjegjësia është individuale, nuk është se është me vendim qeverie.
Organizon në mënyrë perfekte mbrojtjen e Inceneratorëve. I kam shkuar disa herë Prokurorisë, nëpërmjet dy “kokave të turkut” duan të harrohet çështja e Tiranës. Sa herë dalin çështje të reja nxjerrin një gjë tjetër për të tërhequr vëmendjen.
Ideatori e skemaxhiu perfekt i saj është Rama. Përveç se merren çdo ditë para e çohen në një offshore, shkojnë para edhe nga kompanitë e ndërtimit, ndërsa janë ngritur 3 karabina me ngjyra që nuk bëjnë asgjë. Komisioni hetimor duhet të shihte inceneratorin dhe pse nuk funksionon, por për këtë duhej një opozitë e fortë.
Çfarë i kushton qeverisë të bëjë transparencë? SPAK nuk ka ku të shkojë me dosjen e inceneratorëv”, tha ajo.
Arena e Lajmit