“Shohim diellin me inat se duam shi”, Rama në Përmet: Tatim të jashtëzakonshëm për prodhuesit e energjisë! Kanë fitime marramendëse

Edi Rama1

“Kemi ardhur në një kohë kur e shohim diellin me inat se duam shi”, kështu u shpreh kryeministri, Edi Rama gjatë takimit me qytetarë në Përmet, ndërsa foli për krizën energjetike. Rama njoftoi mundësinë e vendosjes së një tatimi për prodhuesit e energjisë elektrike.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë tha se mburoja financiare për çmimin e energjisë është masë aktive për të mbrojtur familjet shqiptare.

“Shumë vite më parë kujtoj depresionin që ishte këtu. Nuk kishte asnjë segment ku të ecje pa u detyruar t’i shmangeshe një grope. Sot jemi në situatë tjetër, nuk jemi në pikën  e mbërritjes, por nëse krahasohemi me nga u nisëm jemi nata me ditën. Një gjë është e sigurt që Përmeti dhe të gjitha zonat që po i zhvillojnë turizmin. Kushtet në Përmet filloi t’i krijojë programi i Rilindjes Urbane që e përçmonin si fasadë, por ajo ishte hapja e një dritareje. Inflacioni i luftës nuk është një forcë që mund ta asgjësosh. Nuk është qeveria ajo që e ka provokuar, por jemi këtu sepse ka marrë një besim për të bërë çfarë është e mundur për të lehtësuar këtë barrë.

Nëse nuk do mbronin çmimin e energjisë, pjesa më e madhe sot do të ishin falimentuar. Do kishin mbyllur dyert e do ishin dorëzuar. Në vende më të përparuara se ne, çdo ditë mbyllen biznese në Itali, sepse nuk përballojnë dot faturën energjisë,. për ne jetike të mbrojmë familjet dhe biznesin e vogël”, tha Rama, duke shtuar: “Po diskutojmë për vendosjen e një tatimi për prodhuesit e energjisë. Sepse ata që e prodhojnë dhe e shesin kanë fitime marramendëse të cilat vijnë nga fati. Ata kanë fitime marramendëse ndërsa ne diskutojmë se nuk rrisim dot sa duhet pagat e zjarrfikëseve. Ata përballen me zjarrin dhe hidhen në zjarr realisht. Taksa që ne duhet të vendosim është jo për të rritur të ardhurat në mënyrë abstrakte por për t’u kaluar nga prodhuesit tek njerëzit drejtpërdrejtë. Sot kemi një rritje të pensioneve si asnjëherë më parë por nuk mjafton.  Kemi bërë gati bonusin për pensionistët në prag të fundvitit dhe kemi bërë gati zerimin e taksës për të gjitha pagat deri në 50 mijë lekë. Të gjitha këto e zbusin efektin e krizës. Nga ana tjetër do vazhdojmë të mbështesim të gjitha nismat në turizëm dhe agro turizëm”.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×