Anglia e femrave arriti finalen e “Euro 2022” duke mundur me rezultati n e thellë 4-0 Suedinë në gjysmëfinale.
Gjithsesi ajo që mori vëmendjen në këtë sfidë ishte Alesia Ruso, e cila shënoi një supergol për të dërguar shifrat në 3-0.
Në minutën e 68’, 23-vjeçarja e cila luan për Mançester Junajtid, me një goditje me thembër kaloi topin mes këmbëve të mbrojtëses dhe portieres duke shënuar padyshim një nga golat më të bukur të vitit.
Tani Anglia do të presë në finalen e Europianit fituesin e çiftit Gjermani-Francë, për të arritur për herë të parë këtë sukses, përpara tifozerisë së saj.
Arena e Lajmit
