VIDEO/ Luis Suarez konfirmon kthimin e bujshëm: E pamundur ta refuzoja

Luis Suarez në fund nuk ka mundur t’i thotë ‘jo’ ftesës së mijëra tifozvë të Nacional të Montevideos që i kërkonin sulmuesit uruguaian kthimin në shtëpi. Nëpërmjet një videoje që ka publikuar në rrjetet sociale, ai ka konfirmuar se është shumë pranë akordit për t’u kthyer në shtëpi, në kampionatin të cilin e la në vitin 2006 për të tentuar suksesin në Europë.

SUAREZ 1

“Ngrohtësia që kemi marrë unë dhe familja ime, na ka prekur në zemër, ndaj për këtë arsye ishte e pamundur që t’i thoshim ‘jo’ kësaj mundësie. Shpresoj që detajet të sistemohen shpejt për të arritur akordin përfundimtar”, tha sulmuesi 35-vjeçar.

Suarez kërkonte një ekip në Europë, në mënyrë që të shkonte në formë sa më të mirë në Botërorin e fundvitit në Katar. Por pas ftesës së Nacional të Montevideos, ai vendosi që kthimi në vendlindje të ishte etapa e radhës dhe ndoshta e fundit e karrierës së tij.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×