Futbollisti me origjinë shqiptare, Arijan Ademi, i ka ndërprerë në mes ëndrrën e madhe të kualifikimit për në turin e tretë të Ligës së Kampionëve, skuadrës së Shkupit, që u mposht mbrëmjen e sotme në stadiumin “Todor Proeski” me rezultatin 0-1 nga Dinamo e Zagrebit.

Sfida e parë e luajtur në Zagreb përfundoi me rezultatin 2-2, teksa diferencën në duelin e kthimit e bëri goli i Ademit në minutën e 47-të.

Edhe pse me diferenca të mëdha për sa i përket buxheteve dhe cilësive të lojtarëve, skuadra shqiptare e Shkupit, që përfaqëson Maqedoninë e Veriut, tentoi deri në fund mrekullinë ndaj Dinamos së Zagrebit.
Pas këtij eliminimi, Shkupi kalon direkt në raundin e tretë të Ligës së Europës, ku do të përballet me skuadrën irlandeze të Shamrok Rovers.
FT: SHKUPI – DINAMO ZAGREB 0-1
47′ Ademi
FORMACIONET ZYRTARE:

Arena e Lajmit
and then