VIDEO/ Reali ndalet sërish në miqësore, kampionët e Europës nuk shkojnë më shumë se barazimi kundër skuadrës meksikane

Reali i Madridit është ndalur në barazimin 2-2 përballë Klub Amerika, në sfidën e dytë miqësore për kampionët e Europës e luajtur në San Françisko.

benzema

Sfida nisi me një ritëm të lartë që në start, ku në minutën e 5’, Martin gjeti rrugën e rrjetës për meksikanët. Por avantazhi nuk do të zgjaste shumë, kur në minutën e 22’ Benzema të barazonte shifrat.

Në pjesën e dytë, ishte Eden Hazard i cili kaloi madrilenët në avantazh për të parën herë në këtë sfidë me anë të një penalltie në minutën e 55’. Një tjetër penallti vulosi fatet e kësaj sfide, ku në minutën e 82’, Fidalgo barazoi shifrat.

Kjo ishte përballja e dytë e Realit në këtë fazë përgatitore, pas asaj humbje me Barcelonën tre ditë më parë. Takimin e fundit, skuadra e Ançelotit do ta luajë përballë Juventusit në Pasadena, përpara se të bëhet gati për finalen e Superkupës së Europës kundër Aintrahtit të Frankfurtit.

REZULTATI:

REAL MADRID 2-2 KLUB AMERIKA

Benzema 22’, Hazard (P) 55’ / Martin 5’, Fidalgo (P) 82’

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×