Vllaznia bën ndryshime në formacion, Josa ka vetëm një dilemë në sulm për sfidën ndaj Universitatea Kraiovës

Vllaznia zhvilloi dje një seancë të lehtë në Rumani, pasi skuadra ishte shumë e lodhur nga udhëtimi që zgjati plot 12 orë. Trajneri Mirel Josa e provoi formacionin vetëm në seancën e së hënës në Shkodër.

VLLAZNIA 3

Nga burime në kampin kuqeblu mësohet se dilema më e madhe e Josës është për lojtarin që do të aktivizojë në majën e sulmit, aty ku duhet të zgjedhë mes Ante Aralicës dhe Kaina Nunjesh.

Ky i fundit u fut si zëvendësues në ndeshjen e parë, duke bërë një paraqitje mjaft të mirë.

Ndërsa kroati e nisi titullar, por ishte larg pritshmërive dhe vetë trajneri pranoi që priste më tepër nga ai.

Gjasat janë që Kaina të jetë titullar në Kraiovë, ndërsa Aralica ta nisë nga stoli.

Sa i përket pjesës tjetër të ekipit, në portë do të jetë Zogoviç, ndërsa në mbrojtje Gurishta, Juriç, Bulatoviç dhe Hakaj. Titullarë shihen edhe Boshnjaku, Jonuzi, Marku, Hoxhaj dhe Çoba.

VLL

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×