Kukësi është mund uar që gjatë merka tos së verës të bëjë ndërhyrje në të gjitha repartet, kjo edhe në sajë të largimeve të shumta të bëra dhe nevojave që lindën për të përforcuar ekipin. Vëmendja kryesore duket se lidhet me golin, aty ku verilindorët kanë çeduar jo pak sezonin e kaluar, sepse nuk patën një golashënues të mirëfilltë.

Shpesh, shpresat janë vënë te golat e huaj të Kukësit dhe për këtë arsye afruan në skuadër kroatin Ante Zivkoviç, i cili vjen në radhët e verilindorëve me 7 rrjeta të realizuara në sezonin e kaluar. Ndërkohë, sa u përket shqiptarëve, shënuesi më i mirë nga afrimet është Françesko Hasaj me 9 realizime.
Në total, të gjithë lojtarët aktualë të skuadrës vijnë me një “stof” prej 50 rrjetash të shënuar me skuadrat e tyre një sezon më parë. Si për ironi të fatit, vitin e kaluar Kukësi e mbylli kampionatin me 50 gola dhe duket se afrimet dhe largimet kanë qenë të mirëmenduara sa u përket golave të larguar dhe atyre të afruar. Aktualisht në ekip janë 12 futbollistë që e kanë realizuar të paktën një gol sezonin e kaluar.
VËZHGIMI – “Panorama Sport” ka bërë një vëzhgim rreth marrëdhënies që kanë me golin lojtarët e Kukësit, ata që kanë qenë pjesë e skuadrës dhe ata që janë afruar. Nga lojtarët e sezonit të kaluar kanë mbetur vetëm katër prej tyre: Edi Basha, vëllezërit Taipi dhe Edison Ndreca, të cilët së bashku kanë shënuar në total 22 gola. Nga të afruarit, janë shënuar 28 gola nga tetë lojtarë të ndryshëm, ku sigurisht i paraprin ish-futbollisti i Turbinës, Françesko Hasaj, i cili vjen nga Kategoria e Parë.
Nga këto 50 rrjeta që kanë në këmbët e tyre lojtarët e Kukësit nga një sezon më parë, diferencën e bëjnë futbollistët shqiptarë, të cilët së bashku kanë shënuar 32 gola, përkundrejt 18 të të huajve.

Sipas vëzhgimit të gazetës, duket se ka një duel edhe midis lojtarëve që këmbën e preferuar kanë të djathtën dhe “sallakasve”, teksa këta të parët kanë shënuar 27 gola përkundrejt 23, kjo edhe për faktin se janë më të shumtë në numër. Megjithatë, jo domosdoshmërisht ky sezon pritet të jetë i njëjtë si i kaluari për Kukësin dhe vetë lojtarët, edhe pse shifrat thonë se lojtarët aktualë kanë shënuar po aq sa ekipi i sezonit të kaluar: 50 gola. Pritshmëritë këtë sezon për verilindorët janë më të mëdha, sepse duan patjetër që të sigurojnë Europën.
VLADIMIR MEMA – PANOAMASPORT.AL
and then