Aventurë e re për sulmuesin shqiptar, Largohet nga Lokomotiva Zagreb për t’u kthyer në kampionatin ku mori famë

Janë të shumtë futbollistët shqiptarë që aktivizohen tek ekipi i Lokomotivës së Zagrebit në kampionatin kroat. Por njëri prej tyre, Françesko Tahiraj, është zyrtarizuar te skuadra e Radomljes në Slloveni.

tahiarj

Sulmuesi ka luajtur edhe më përpara në këtë kampionat duke qenë pjesë e Aluminjit disa sezone më përpara. Pas tri viteve në Kroaci, te Hajduk Split dhe Lokomotiva e Zagrebit, 25-vjeçari do të rikthehet në Slloveni. Në të kaluarën Tahiraj ka qenë pjesë e të rinjve të Juventusit dhe Torinos, njëkohësisht edhe e ekipeve kombëtare U-17 dhe U-19 të Shqipërisë.

Kështu, për sulmuesin do të nisë një aventurë e re, teksa dje është prezantuar tek ekipi i ri i Radomljes.

PANORAMASPORT>AL


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×