
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama se studentët e mjekësisë nuk mund të marrin diplomën pa kryer më parë një periudhë shërbimi në spitalet e vendit.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vasili tha se kjo është një marrëzi, pasi të drejtën e dhënies së diplomës e ka universiteti dhe jo kryeministri Rama.
Ai shtoi se studentët e mjekësisë nuk mund të prekin pacientët nëse janë të padiplomuar.
POSTIMI I PLOTË
Ju kam thene qe eshte SHKOLLËPAK!
Ramua nuk do tu jape diplomen studenteve, qe mbarojne mjeksine.
Lidheni more kete te marrë!
Shkollepak, po pse ti je pronari i diplomes se studenteve mor derezi e punëzi?
Shkollepak nuk e di ti, qe studentet s’kane asnje pune me ty mor ditëzi, por vetem me fakultetin ku japin provime dhe ku marrin diplomen?
Shkollepak po i ke gjetur keta idiote, qe te japin mendje te tilla mor aman?
Shkollepak po si do te licensohen si mjeke pa diplome keta mo?
Shkollepak po si do te prekin te semurin kur nuk kane license mjeku?
Shkollepak po si do respektojne ligjin per gabimet mjeksore kur nuk kane license?
Shkollepak a e ke degjuar gje qe eshte Urdheri i Mjekut qe licenson mjeket dhe jo ti?
Shkollepak po ku e ke pare kete idiotesi mo, se as diktaturat me çmendura kaq fort sa ti nuk u çmenden?
Te tallin vella, te tallin se e dine qe ti nuk e vë hiç trurin ne pune!
Po nuk ke faj Ramo se qeveria jote eshte: “Shkollepaku 2 metra me shkollepakë shumë”.
Arena e Lajmit
and then