
Gazetari Julian Kasapi i ftuar në emisonon “Open” në News24 foli për ngjarjen e shumë përfolur të Ervis Martinaj.
Kasapi u shpreh se tashmë ka ardhur kohë që policia të japë një përgjigje për fatin e Martinaj, teksa ka shtuar se ka një bashkëpunim mes grupeve kriminale dhe efektivëve.
“Pati kontrolle dhe nuk u kontrollua tamam se ato ishin të përdorur nga vrasësit. Kjo është hera e dytë në shtëpinë e Martinaj. Kjo tregon një bashkëpunim mes grupeve kriminale dhe policisë. Kjo vlen për zona të ndryshme. Kur flasim për pamundësinë E hyrjes flasim dhe për atë të operacionit. Këtë e vërtetojnë dhe format e policisë të sekuestruar në këtë zonë. Si ka mundësi që janë kapelat, granata, ajo që të bën përshtypje është se sa shpesh gjendjet këto uniforma. Mos të çuditemi më pas sesi dalin video që efektivët dalin dhe rrëmbejnë njerëz. Janë gjetur fishekë 12.7, jelek të policisë dhe aksesorë të tjerë. Ka ardhur momenti që policia duhet të japë një përgjigje”, u shpreh Kasapi.
Arena e Lajmit
and then