Ka dështuar te Reali i Madridit, Ançeloti merr vendimin përfundimtar për Hazardin

Eden Hazard është një nga lojtarët më të diskutuar te Reali i Madridit. Belgu, i cili iu bashkua gjigantëve të Madridit në vitin 2019, ka hasur vështirësi të shumta që e kanë kushtëzuar dhe penguar karrierën e tij në “Bernabeu”.

eden-hazard-und-carlo-ancelotti-real-madrid-2021-1640243870-77385

Por pavarësisht problemeve të hasura dhe përpjekjeve të klubit për ta shitur, belgu ka fituar besimin e plotë të trajnerit Ançeloti. Italiani ka vendosur një bast të madh me të dhe kërkon ta fitojë me çdo kusht.

Mediat spanjolle kanë bërë me dije se edhe pas ndeshjes miqësore përballë Barcelonës, trajneri Ançeloti dhe sulmuesi kanë pasur një takim mes tyre.

“Marca” nënvizon se belgu ka marrë të tjera garanci nga Ançeloti për vazhdimësinë e tij në Madrid.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×