Alison Britein do të jetë presidentja e re e Premier Ligës. Klubet angleze votuan unanimisht në favor të emërimit të saj. Kështu ajo do të bëhet gruaja e parë në histori në krye të ligës angleze të futbollit.

Britein vjen si një nga drejtueset kryesore të korporatave të vendit dhe që nga viti 2015 ajo është CEO e “Whitebread PLC”, një nga kompanitë publike më të vjetra në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo ka qenë gjithashtu anëtare e tre Bordeve të fundit Këshilluese të Kryeministrit britanik. Pas këtij emërimi ajo ka bërë edhe një reagim:
“Unë kam qenë një tifoze futbolli që kur isha fëmijë dhe prandaj jam e lumtur që jam emëruar presidente e Premier Ligës. Futbolli është i një rëndësie të madhe në nivel kombëtar dhe ka një ndikim të madh pozitiv në komunitetet.
Do të jetë një privilegj i vërtetë të jesh në gjendje të ndihmosh në zhvillimin e planeve për të ardhmen. Mezi pres të punoj me administratorin e deleguar Riçard Masters, bordin dhe klubet, për të siguruar rritjen e vazhdueshme dhe suksesin global të Premier Lig.
and then