“Kërkesa e Çekisë për rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë, lajm i rëndë”, Tedi Blushi: Shkaku i vetëm është keqqeverisja e Edi Ramës

Tedi Blushi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi deklaron se kërkesa e Çekisë për rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë është një lajm shumë i rëndë dhe se shkaku i vetëm është keqqeverisja e Edi Ramës.

Sipas tij, çdo ditë e Edi Ramës në pushtet do të ketë pasoja kërcënuese për lirinë, të drejtat dhe lëvizjen e qytetarëve.

POSTIMI I PLOTË
🇦🇱🇪🇺 Kërkesa e Çekisë, që mban Presidencën e Bashkimit Europian, për rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë është një lajm shumë i rëndë.
Shkaku i vetëm është keqqeverisja e Edi Ramës, që po vë seriozisht në rrezik lëvizjen e lirë të qytetarëve, këtë arritje me rëndësi të jashtëzakonshme, që nuk është realizuar nga “Rilindja”, por që po vihet në diskutim pas 10 vitesh të saj në pushtet.
Shqiptarët nuk e meritojnë të rikthehen në kohën kur dëshpërimisht qëndronin para dyerve të ambasadave në pritje të vizave, për faj të Edi Ramës, hajdutërisë dhe inkriminimit të oborrit të tij në Qeveri.
Çdo ditë e Edi Ramës në pushtet do të ketë pasoja kërcënuese për lirinë, të drejtat dhe lëvizjen e qytetarëve.
Shporrja e tij është një mision patriotik!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×