
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është takuar me strukturat e PR në Shkodër. Takimi është fokusuar tek zgjedhjet lokale.
Në një reagim në rrjete sociale, Mediu shprehet se opozita duhet të dalë me një kandidat të përbashkët për kryetar bashkie.
Reagimi i plotë:
Takim me strukturat e PR në Shkodër për zgjedhjet Lokale:
🔹1-Opozita duhet të dalë vetëm me një kandidat të përbashkët për kryetar bashkie
-Zgjedhjet paraprake(Primaret) të hapura ose sondazhi janë mënyra për të zgjedhur një kandidat kobsensual dhe me mbështetje qytetare.
🔹2-E djathta ka si rrugë të domosdoshme rimëkëmbjes së saj garën si në këshillat bashkiake ashtu edhe në zgjedhjet parlamentare
🔹3-E djathta nuk ka nevojë më shumë për numra partish, por identitet të qartë politik e cila bazohet në: Besimin në Zot. Familjen dhe kombin
-Lirinë e individit dhe respektimin e të drejtave të tij:
🔹asnjë pushtet nuk është mbiNe si indidvid vec Zotit.
🔹4-Opozita duhet të ketë qëllim ndërtimin e shtetit dhe jo thjeshtë pushtetin:
Opozita ka sot të nevojshme dhe të domosdoshme përfshirjen në politikën shqiptire të qindra të rinjëve dhe të rejave, profesuonistë, pedagogë e shkencëtarë që jetojnë jo vetëm në Shqipëri, por vecanërisht në Amerikë, Kanada, Britani dhe Europë.
🔹-Opozita që frymëzoj Shqipëtinë Europiane dhe bëri Shqipërinë vend anëtar të NATOs duhet të ridimensionojë mardhëniet dhe partneritetin në qasje aktive dhe të organizuar me BE dhe SHBA si në dhe politikat rajonale.
🔹Korrupsioni qeveritar, krimi i organizuar mund të mposhten jo thjesht nga një bashkim arithmetik i opozitës por bashkimi dhe frymëzimi rreth vlerave më të mira shqiptare.