“Në klubet e Shqipërisë vendosin bosët”/ Trajneri që refuzoi Kukësin merr drejtimin e Kosovës U-21

Kosova U-21 ka zgjedhur së fundmi edhe trajnerin e ri. Pas largimit të Mikael Nis, përzgjedhës i përkohëshëm i “drardanëve” të vegjël, ishte Albert Bunjaku, ndërsa diën e sotme bëhet me dije se “timoni” i U-21 i është bashkuar Afrim Tovërlanit.

auto_toki1623793207

“KE shqyrtoi ecurinë e ekipeve kombëtare dhe në këtë drejtim mori vendim që për përzgjedhës të Kombëtares U21 të emërojë futbollistin e spikatur dhe trajnerin më të trofeshëm në futbollin e Kosovës, Afrim Tovërlani. Po ashtu KE mori vendim që të bëhet riorganizimi i trajnerëve për ekipet kombëtare të femrave për të gjitha grup moshat”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Tovërlani ka drejtuar skuadra të njohura si Prishtinën, Feronikelin, Trepçën ’89 e Ferizajn. Vlen të theksohet se disa vite më parë, Tovërlanit iu propozua të behej trajner i Kukësit, po e refuzoi ofertën e Gjicit.

“Kam folur me presidentin Gjici. Kukësi ishte 12 pikë pas Skënderbeut. Ma tha: a mund të dalim kampion? I thashë jo. Nuk mund ta gënjesh dikë në sy, unë nuk e bëj dot. I garantova Europën, përmes kampionatit ose Kupës, pasi ishin endë në garë. Skënderbeu kishte skuadër të fortë, nuk ishte shkapërderdhur akoma. I thashë që nuk dalim dot kampion.

Me aq sa e njoh futbollin, në klubet e Shqipërisë, në shumicën e rasteve, vendosin bosët, jo trajnerët. Ndoshta është klima më e mirë tani të punohet në Kosovë, se sa në Shqipëri. Kam folur me lojtarë që kanë luajtur atje dhe e di që është më e vështirë puna e trajnerit në Shqipëri”, shprehej Tovërlani në një intervistë të dhënë në vitin 2020.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×