Pas progres raportit për Shqipërinë, ambasadorja Kim takohet me kryediplomaten Hohmann: SHBA do vijojë të mbështesë reformat e tjera për anëtarësimin e plotë në BE

45454587

Ambasadorja Yuri Kim ka pritur sot në një takim kryediplomaten e BE-së, Christiane Hohmann.

Ambasadorja amerikane shprehet se ky takim vjen në kuadër të raportit të parë mbi përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE që nga fillimi i negociatave me unionin.

Ambasadorja Kim, në një mesazh të shpërndarë në rTëitter shprehet se SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformat dhe masat e tjera të nevojshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Diskutim i mirë sot me ambasadoren Hohmann pas raportit të parë mbi përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE që nga fillimi i negociatave në korrik. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformat dhe masat e tjera të nevojshme për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE, përfshirë reformën në drejtësi”, shprehet ajo.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×