Rinovimi me Realin mbetet në pikëpyetje, Kros ruan qetësinë: Do të flasim kur…

Mesfushori i Realit të Madridit, Toni Kros, ka folur për mediat spanjolle për fazën përgatitore të ekipit dhe humbjen përballë Barcelonës. Gjermani ka qenë i qetë, duke nënvizuar se Reali nuk mund të gjykohet nga miqësoret.

KROS

Ai u ka lëshuar sfidën rivalëve, duke theksuar se kur të nisë sezoni do të jetë një tjetër melodi.

“Miqësoret nuk është se nuk vlejnë, por gjithsesi mbeten miqësore. Reali shihet kur vijnë ndeshjet e vërteta, ato që vlejnë pikë e trofe. Në këto momente jemi të fokusuar te puna për të marrë ngarkesën e duhur për sezonin. Kur të nisë ai do të flasim. Kush e njeh Realin e di mirë se ne garojmë për të fituar gjithçka. Edhe në këtë sezon do të synojmë të 6 trofetë”, ka thënë Kros.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×