VIDEO/ E pabesueshme! Trajneri i Torinos dhe drejtori sportiv zihen në mes të rrugës: Trego respekt o kokë k***! Ik q***!

Një ngjarje vërtetë e pabesueshme ka ndodhur sot në Itali, pasi pamjet e një videoje amatoriale tregojnë një zënkë të pashembullt mes trajnerit të Torinos, Ivan Juriç dhe drejtorit sportiv të këtij klubi, Davide Vanjati.

asdasdasd

Në videon në fjalë, shihen të dy teksa nisin fillimisht një zënkë verbale ndërsa Vanjanti më pas nuk përmbahet duke shtyrë teknikun e torinezëve. Për të evituar përplasjen fizike duhej ndërhyrja e menaxherit të skuadrës, Marko Pelegri.

Ky i fundit mban larg njëri-tjetrit të dy protagonistët e sherrit, por ndërkohë vërshonin sharjet lumë dhe fyerjet pa fund. Sidomos nga Vanjati i cili në një moment i kërkonte Juriç që të tregonte respekt ndaj tij, ndërsa vazhdonte ta shante me të madhe.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×