Skuadra e Lacios ka pësuar sot një humbje e cila padyshim do të shoqërohet me polemika të shumta, edhe pse një miqësore. Ekipi i drejtuar nga Mauricio Sarri u mund me shifrat 4-1 përballë Xhenoas në miqësoren e zhvilluar në Gjermani, duke shfaqur një lojë shumë të dobët.

Koda dhe Ekuban vunë në vështirësi të dukshme prapavijën e lacialëve në pjesën e parë, ku edhe Hysaj luante titullar. Koda shënoi dy herë, të dytin me asistin e Ekuban, ndërsa Imobile u përgjigj me barazimin e përkohshëm duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me shifrat 2-1.
Sarri ndryshoi thuajse gjithë skuadrën në fillimin e pjesës së dytë, por situata nuk ndryshoi, pasi Koda gjeti menjëherë edhe golin e tretë personal. Ndërsa në më pas edhe Gudmundson shënoi me penallti duke vulosur rezultatin 4-1 që në minutën e 53-të të sfidës e cila më pas u kthye në një miqësore të mirëfilltë me ritëm shumë të ulët.
Arena e Lajmit
and then