VIDEO/ Milani lë pas krahëve humbjen në Hungari, fitore me goleadë në miqësoren e radhës. Shkëlqen Adli

Milani i është kthyer shpejt fitoreve në fazën përgatitore, teksa ka harruar humbjen 3-2 përballë ZTE në Hungari. Sot, kuqezinjtë e Piolit kanë fituar me rezultatin e thellë 5-0 ndaj Volfsberger të Austrisë në fushën e këtyre të fundit, në një sfidë ku ka spikatur francezi Adli.

bandicam 2022-07-27 19-27-20-654

 

Ai ishte rreshtuar titullar dhe ka lënë një përshtypje të mirë në këtë duel me lëvizjet e tij. Por njeriu më i rrezikshëm para portës mbetej Rafael Leao, i cili pas shumë tentativash gjeti golin e avantazhit në minutën e 39. Kaq mjaftoi që Milani të niste serinë e golave e vetëm dy minuta më vonë,  Rebiç dyfishoi shifrat falë një asisti pikërisht të Adli.

Mesias ishte ai i cili më pas gjeti golin e tretë në pjesën e dytë, ndërsa Adli la shenjën e parë si kuqezi me golin në minuitën e 60. Gabia me kokë ishte ai i cili vulosi fitoren 5-0 për kuqezinjtë e Piolit të cilët miqësoren e radhës do ta luajë të dielën ndaj Olimpik Marsejës.

VOLFSBERGE-MILAN 0-5
39′ Leao, 41′ Rebiç, 57′ Mesias, 60′ Adli, 65′ Gabia

65′ Goli i Gabia

60′ Goli i Adli

57′ Goli i Mesias

41′ Goli i Rebiç

39′ Goli i Leao

VOLFSBERGER (3-4-1-2): Gutlbauer; Lokoshvili, Baumgartner, Novak; Veratshnig, Omiç, Lajtgeb, Sherzer; Boakie; Vizinger, Vergos.

MILAN (4-2-3-1): Menja; Kalabria, Kalulu, Tomori, Teo Hernandez; Benaser, Kruniç; Salemakers, Adli, Leao; Rebiç.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×