VIDEO/ Ua kujtoi sot edhe rumunëve, kur Mirel Josa shënonte dhe eliminonte Dinamon e Bukureshtit

Mirel Josa shpreson që Vllaznia që ai drejton, të arrijë të bëjë surprizën në Rumani përballë Universitatea Kraiovës, për të vazhduar rrugëtimin në Ligën e Konferencës. Për teknikun, nuk është hera e parë që kualifikohet edhe pse jofavorit, ndërsa e ka bërë një gjë të tillë si protagonist kryesor në vitet kur vishte fanellën e Tiranës me një rezultat historik pikërisht në Rumani.

josaaa

Në konferencën e sotme për shtyp, ai kujtoi duelin mes 17 Nëntorit dhe Dinamos së Bukureshtit në Kupën e Kupave të vitit 1986. Skuadra e 17 Nëntorit asokohe, edhe pse jofavorite përballë gjigandëve të Rumanisë, fitoi ndeshjen e parë në Tiranë me rezultatin 1-0 falë golit të Agustin Kolës në minutën e 86.

Në sfidën e kthimit në Bukuresht, pritej përmbysja nga vendasit. Por i paharrueshmi Minga me golin e tij në minutën e 2-të kaloi shpejt në avantazh bardheblutë dhe tronditi Dinamon. Çabataru barazoi shifrat në minutën e 80. Megjithatë, në minutën e 89, me një kundërsulm model, Josa shënoi golin e fitores 2-1 që vulosi kualifikimin historik të Tiranës në turin e dytë.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×