Blinduan prapavijën, Tomori dhe Kalulu: Duam një tjetër titull! Ibrën e kishim frikë, Adli është këngëtari i Milanit

Fikajo Tomori dhe Pier Kalulu, dy protago nistë në titullin e fundit, janë kthyer në dy miq. Madje janë aq të pandarë sa edhe intervistat kanë filluar t’i japin së bashku, por këtë herë pyetjet janë bërë nga tifozët. Raporti i tyre flet qartë për frymën vëllazërore aq të përgëzuar nga të gjithë. Brenda dhe jashtë ambienteve kuqezi.

FS0dxj8WIAI7kXx

Ku i kaluat pushimet?

Tomori: Në Kaliforni me miqtë. Pas titullit edhe vera ishte shumë e bukur.

Kalulu: Disa ditë në Greqi e disa të tjera në jug të Francës.

Si mund ta quajmë “çiftin” Kalulu-Tomori?

Tomori: Kam lexuar disa propozime në rrjete sociale, por më mirë ta zgjedhin të tjerët.

Kalulu: Tifozët janë më të zotë për këto gjëra. Ua lëmë në dorë atyre.

Si po shkon grumbullimi?

Kalulu: Shumë mirë dhe po marrim ngarkesat e nevojshme për të përballuar sa më mirë sezonin. Këto ditë së bashku na ndihmojnë për të njohur edhe më thellësisht njëri-tjetrin. Sidomos jashtë fushe.

Tomori: Shumë mirë, fundja jemi për t’u stërvitur këtu e jo për shëtitje. Personalisht ndihem shumë mirë si fizikisht ashtu edhe shpirtërisht. Më kishte marrë malli për të gjithë dhe këto javë së bashku përmirësojnë shpirtin e grupit.

Po stërviteni apo bëni gara me biçikleta?

Tomori: Pak argëtim bën mirë. Kur duhet të punojmë askush nuk kursehet.

Kalulu: Edhe unë jam në një mendje me Fikajon. Duhet edhe të qeshim ndonjëherë.

Çfarë ju ka habitur më së shumti te Milani?

Tomori: Që në ditën e parë e kuptova se kisha mbërritur në një klub të madh. Të gjithë më pritën aq mirë saqë edhe në fushë e pata më të lehtë. Uroj të vijoj me këto ritme.

Kalulu: Gjithçka. Që nga njerëzit e deri tek organizimi. Nuk mund të imagjinoja diçka më të mirë.

Çfarë muzike dëgjoni në dhomat e zhveshjes?

Tomori: Teo, Menja dhe Leao janë ata që zgjedhin muzikën. Mua më pëlqen çdo lloj zhanri.

Kalulu: Muzikë franceze. Aq shumë frankofonë sa jemi nuk mund të ndodhte ndryshe. DJ është një rol shumë i rëndësishëm për ekipin (qesh).

Sa rëndësi ka që të njihni thellësisht njëri-tjetrin?

Tomori: Jemi një skuadër brenda dhe jashtë fushe. Është e nevojshme ta njohim mirë njëri-tjetrin.

Kalulu: Shumë, sidomos për situatat ku gjërat nuk shkojnë mirë.

Si ju duken Origi dhe Adli?

Tomori: Kam luajtur me Origin dhe e di se sa i fortë është. Ka shpejtësi dhe mund të shënojë në çdo mënyrë. Adli është më i ri, por në stërvitje i kemi vënë re cilësitë e tij.

Kalulu: Origi na shton forcën sulmuese, ndërsa Jasinin e njoh nga ekipet zinxhir të Francës. Ka shumë dëshirë të mësojë dhe mendoj se është në të mirë të ekipit që kemi dy shokë të tillë më tepër sivjet.

Kush është ai që këndon më mirë te Milani?

Tomori: Kemi disa, por Leao është i vetmi profesionist (qesh).

Kalulu: Kemi një këngëtar të ri shumë cilësor në grup. E kam fjalën për Adlinë.

Kur vjen një i ri duhet të këndojë përpara grupit.  Ju çfarë keni kënduar?

Tomori: Sinqerisht nuk e mbaj mend.

Kalulu: Edhe unë e kam harruar këngën time (qesh). Por kujtoj fare mirë performancën e Tomorit. Siç thashë, tani kemi një këngëtar shumë të aftë si Adli.

Si ndiheni në Milano?

Tomori: Është një qytet ndërkombëtar dhe më pëlqen shumë. Sidomos gatimet janë fantastike.

Kalulu: Ka shumë të mira, sidomos ushqimi. Mua më pëlqejnë veshjet dhe në Milano ka pa fund dyqane rrobash.

Cili është ushqimi juaj i preferuar në Itali?

Tomori: Përpara së të transferohesha në Itali nuk pija kafe. Tashmë një pasi darkoj e kam të nevojshme.

Kalulu: Karbonara. Në Itali kam kuptuar se në Francë nuk hahet mirë.

Çfarë ju tha Ibra në takimin e parë?

Tomori: Kisha aq shumë frikë saqë nuk më kujtohet asgjë.

Kalulu: Nuk e kam pasur mendjen sepse doja të lija përshtypje të mirë te të gjithë. Brenda vetes e dija që përballë kisha një lojtar të madh, por pas dy vjetësh nuk arrij të kujtoj se çfarë më ka thënë në takimin tonë të parë.

Çfarë kujtoni nga festa e titullit?

Tomori: I kam parë shpesh fotografitë e asaj dite. Ndjesitë kanë qenë shumë të bukura, por tani kemi nisur një sezon të ri.

Kalulu: Gëzimin e tifozëve tanë. Ishte aq bukur t’i shihje të gëzonin.

Cila ka qenë ndeshja e vjetshme që ju ka dhënë më shumë kënaqësi?

Tomori: Lacio. Ishte një ndeshje aq e rëndësishme saqë fitorja e asaj mbrëmje na shtyu t’i fitonim të gjitha takimet pasardhëse.

Kalulu: Po them dy. Debutimi në Champions dhe fitorja me Fiorentinën në “San Siro”.

Si është të shohësh stadiumin plot?

Tomori: Jam anglez e jam mësuar me tjetër lloj tifozësh. Në Milano jetohet me më tepër pasion dhe brohorimat e “San Siro”-s janë mbresëlënëse.

Kalulu: Që kur shoh tifozët jashtë “San Siro”-s më duket gjithçka e pabesueshme.

Cilin nga shokët e ekipit nuk do ta donit kurrë përballë?

Tomori: Janë disa, por nuk po jap emra (qesh).

Kalulu: Aq shumë sa vrapon do të thosha Leaon.

Në çfarë gjuhe komunikoni me shokët e ekipit?

Tomori: Anglisht dhe italisht sepse e kam më të lehtë unë.

Kalulu: Frëngjisht me francezët, por kur jemi të gjithë bashkë atëherë në italisht. Anglisht flas vetëm me Tomorin.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×