
Në studion e emisionit “Open’ në News24 po diskutohet në lidhje më krimet më të bujshme përgjatë këtij viti.
Gazetari Elkier Bushkolaj, u shpreh se çështja “Martinaj” ka kaluar nga faza e hakmarrjes në atë të gjakmarrjes pasi janë përfshirë dhe familjarët. Bushkolaj shtoi se Ervis Martinaj ka humbur shumë nga ushtarët e tij, ku i pari ka qenë një efektiv policie, gjë që tregon marrëdhënien e ngushtë me efektivëve dhe botës së krimit.
Pjesë nga biseda në studio:
Bushkolaj: Të gjitha janë të lidhura me njeri tjetrin. Martinaj kaloi në tjetër fazë hakmarrja e cila kaloi në fazën e gjakmarrjes,. nuk jemi në fazën ku vriten ushtarë por familjarët. Ka një krushqi me familjen Reçi. Martinaj gjatë viteve të fundit ka humbur shumë ushtarë, 8 prej tyre. I pari ka qenë një efektiv policie dhe kjo të bën më të qartë lidhjen midis tyre dhe informimin që kanë pasur dhe në lidhje me rrëfimin e Dumanit. Rasti i Bilbilit, u arrestua rastësisht gjatë pandemisë. Edhe rasti i dumanit, nuk ishte në rëndësinë e duhur. Sot ata janë në arrati.
Lala: Nuk u arrestua. Ai u plagos. E mbani mend se çfarë u tha në fillim ‘nuk telefoni vetë?’. Dumani kishte dhënë sinjale që do fliste dhe ndaj donin që ta eliminonin.
Beçi: Të penduarit priren të lehtësojë veten e tyre pasi ligji ta lejon këtë gjë. Në rast se i pandehuri gënjen dhe për një episod të vetëm, ai e humbet statusin e të pandehurit. Sipas ligjit ai nuk mund ta ketë më atë status.
Arena e Lajmit