Luka Joviç e ka harruar shumë shpejt Realin e Madridit.
Sulmuesi serb la “Los Blancos” gjatë merkatos së verës për t’iu bashkuar Fiorentinës. Dhe ai duket shumë i lumtur në klubin vjollcë. Gjatë një interviste të dhënë për “Dazn”, Joviç ka nënvizuar se një nga arsyet përse zgjodhi Fiorentinën ishte loja sulmuese e kësaj skuadre.
“Janë nga të paktat skuadrat italiane që luajnë në sulm, ndaj mendoj se ishte zgjedhja e duhur”, ka komentuar Joviç.
Më pas një thumbim për ish-trajnerin e tij te Reali, Ançeloti.
“Më duhej një trajner si Vinçenco Italiano që po më shtyn të punoj më shumë dhe të jap gjithnjë më të mirën. Shpresoj që së bashku të bëjmë gjëra të rëndësishme në këtë sezon”, ka komentuar sulmuesi serb.
Arena e Lajmit
