Nëse Kristiano Ronaldo qëndron edhe këtë vit në “Old Trafford”, sezoni i tij i dytë me fanellën e “Djajve” pas rikthimit mund të mos jetë aq i lehtë sa i pari.
Sulmuesi 37-vjeçar humbi fazën përgatitore 3-javore të skuadrës, e cila udhëtoi për 17 ditë në Tajlandë dhe Australi, duke bërë që portugezi të humbasë idetë e trajnerit të ri Erik ten Hag në fushë. Antoni Marsial po shkëlqen nën drejtimin e holandezit këtë fazë përgatitore.
Dhe me Ronaldon që ka humbur pjesë vendimtare të metodave të punës së ish-trajnerit të Ajaksit, nuk përjashtohet që ai të ulet edhe në stol sezonin e ardhshëm. Por sipas “Daily Mail” ky është skenari gjithnjë nëse CR7 vendos të qëndrojë edhe këtë sezon në Mançester.
Arena e Lajmit
