LIGA E KAMPIONEVE/ Surpriza pa fund që në turin e dytë. Eliminohen kampionët e Suedisë dhe Zvicrës, turpërohet Olimpiakos

Ndeshjet e turit të dytë të Ligës së Kampioneve kanë dhuruar rezultate shumë të rëndësishme, e sidomos surpriza të cilat mund të ndryshojnë dinamikat në vijim dhe bëjnë të paparashikueshëm rrugëtimin drejt fazës në grupe të turneut.

uefa-champions-league-twitter

Ajo që bie në sy është se nga gara janë eliminuar kampionët e Zvicrës, Zyrihu, si dhe ata të Suedisë, Malmo, të dy ekipe me shumë peshë në arenën ndërkombëtare. Malmo ka dalë përballë Zalgiris të Lituanisë, e cila pasi e mundi 1-0 në shtëpi, e mposhti me shifrat 2-0 edhe në Suedi ekipin e njohur që ka marrë pjesë disa herë në fazën në grupe të turneut.

Ndërkohë, Zyrihu është mposhtur nga një skuadër që është bërë “eksperte” në arenën ndërkombëtare, Karabaku, të cilit iu desh një gol në shtesa për të siguruar kalimin e turit. Ndeshja e parë ishte mbyllur 3-2 për Karabak në Azerbajxhan dhe 90 minutat e sfidës së kthimit në Zvicër u mbyllën 2-1 për Zyrih. Por goli i Ousu në minutën e 98 bëri që sfida të shkonte për ekipin azer.

Edhe Olimpiakos është turpëruar në shtëpi nga Makabi Haifa. Ekipi grek kishte barazuar 1-1 në transfertë në Izrael. Por në ndeshjen e kthimit në fushën e vet, është mundur me shifrat 0-4, edhe pse me një ekip të mbushur me yje që pretendonte se mund të shkonte në fazën në grupe të turneut.

TURI I DYTË

TË MARTËN
AEK Larnaka-Midtjylland 1-1 (3-4P)
Sherif Tiraspol-
Maribor 1-0
Plzen-
HJK 5-0
Dudelanzh-Pjynik 1-4
Shkupi-Dinamo Zagreb 0-1
Shamrok Rovers-Ludogorets 2-1

TË MËRKURËN
Bodo/Glimt-
Linfilld 8-0
Fenerbahcce-Dinamo Kiev 1-2
Malmo-Zalgiris 0-2
Zyrih-Karabak 2-2
Sllovan Bratislava-Ferencvarosh 1-4
Olimpiakos-Makabi Haifa 0-4

*Të theksuara skuadrat që kaluan turin

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×