VIDEO/ Myrto Uzuni shkëlqen në miqësore, sulmuesi  shqiptar i shënon skuadrës madrilene

Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni, është duke u përgatitur me skuadrën e Granadës, për sezonin e ri futbollistik. Skuadra e shqiptarit, do të militojë në La Liga 2, në edicionin e ri, teksa objektiv primar do të jetë rikthimi në elitën spanjolle.

uzuni

Ditën e sotme, Granada zhvilloi një miqësore me skuadrën Ream Madrid Castilla, teksa kjo përballje u vendos nga Myrto Uzuni, që shënoi golin e fitoren në minutën e 9-të. Dueli përfundoi me rezultatin 1-0, teksa fitorja mbajti firmën e baratasit.

Granada

Pas një depërtimi mjaft të bukur në qendër të zonës, Uzuni pasoi fillimisht për shokun e skuadrës, i cili ia ktheu topin me finte, duke e nxjerrë shqiptarin para portierit, teksa në këto moment Uzuni nuk fali duke tundur rrjetën.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×