Pas Aksel Vitsel, Atletiko e Madridit ka zyrtarizuar dhe mbrojtësin argjentinas, Nahuel Molina, i cili ka firmosur për 5 vite me “El Colchoneros”.
Argjentinasi aktivizohej për Udinezen, duke dhënë një paraqitje mjaft të mirë në sezonin që lamë pas, duke shënuar 7 gola dhe dhuroi 2 asiste.
Argjentinasi kërkohej dhe nga Juventusi këtë merkato, por Atletiko ishte ajo që arriti t’i mbushte mendjen 24-vjeçarit.
Molina kështu do të vihet menjëherë nën urdhrat e bashkëkombësit të tij, Diego Pablo Simeones, për t’u bërë gati për sezonin e ri.
🤝 Agreement with Udinese over the transfer of Nahuel Molina; the Argentinian defender signs for 5 seasons.
🔴⚪ #WelcomeMolina
🔗https://t.co/QDi8Uve128 pic.twitter.com/6x19t2J162
— Atlético de Madrid (@atletienglish) July 28, 2022
Arena e Lajmit
