Debati në Kuvend, Berisha: Energjia elektrike po kthehet në mallkim kombëtar. Reagojnë deputetët e PS

Sali Berishaaa

Fjala e kryetarit të PD-së, Sali Berisha shkaktoi sërish debate në Kuvend, teksa ai tha se energjia elektrike po kthehet në mallkim kombëtar për shqiptarët.

Teksa Berisha fliste, deputetët e PS-së, reaguan nga karriget e tyre duke i kërkuar kryeparlamentares Nikolla t’i ndërpriste fjalën, gjë që solli edhe përgjigjen e Berishës.

“Si mund të kthehet ndryshe një pasuri e çmuar kombëtare në një mallkim kombëtar siç është shndërruar energjia për shqiptarët? Në qoftë se ti i pafytyrë që je (i drejtohet Ballës) aty të ndërhysh në fjalën time…zonjë (i drejtohet Nikollës) të kanë zgjedhur kryetare e Parlamentit, të të respektojnë ty. Ai bëhet kryetar Parlamenti aty. Në qoftë se nuk e bën dot ti detyrën le të të shkarkojnë, por sa je aty të të respektojnë”, tha Berisha.

Ai iu përgjigj edhe zv.kryeministres Balluku e cila foli për ndërtimin e Skavicës. “Dy fjalë që tha zonja që nuk ka sy të shikojë dhe s’ka as veshë të dëgjojë, i them kaq: ajo që ka bërë qeveria para jush janë epokale. Harorje Skavicën, kur të mbysësh ti Dibrën, do zgjohet Enver Hoxha dhe Beqir Balluku nga varri. Kur nuk ke për ta mbytur Dibrën ti.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×