Interi në vështirësi ekonomike/ Inzagi vendos veton, ja çfarë do të ndodhë me Shkriniar e Dumfris

Tek Interi fjalën e ka marrë Simone Inzagi. Trajneri i zikaltërve nuk ka ndër mend të lejojë shpërbërjen e skuadrës së tij dhe në darkën e së martës mes tij dhe drejtuesve, u ka bërë të qartë këtyre të fundit se Milan Shkriniar dhe Denzel Dumfris janë thelbësorë për të.

Simone-Inzaghi-3-scaled-e1639234027624

Dyshja më e përfolur në merkaton në dalje të zikaltërve ka vlerësimin maskimal të Inzagit që jo vetëm po shpreson që t’i ketë ata për një tjetër vit, por i ka kërkuar qartë dhe prerë kryesisë të mos i prekë.

SHKRINIAR – Tratativat për shitjen e Shkriniarit kishin vazhduar deri më tani, pasi në Milano ishte marrë e mirëqenë mbërritja e Bremerit, një mbrojtës i të njëjtit nivel me sllovakun që mund të mbushte hapësirat e lëna prej tij. Por pasi braziliani iu bashkua Juves, trajneri nuk do të privohet nga shërbimet e Shkriniarit që është një siguri si për sa i përket rendimentit në fushë, ashtu edhe për lidershipin që sjell në skuadër.

Ditët e fundit të fazës përgatitore kanë shërbyer për të konfirmuar edhe një herë tjetër mentalitetin e 27-vjeçarit, që nuk është ndikuar aspak nga interesi i PSG-së për të cilin po flitet prej një muaji, por është shfaqur tërësisht i fokusuar dhe me mendjen vetëm tek Interi.

1658915230_Inzaghi-blendet-Dumfries-und-Skriniar-Fuer-sie-ist-es-keine

DUMFRIS – I njëjti diskutim vlen nga ana tjetër edhe për Dumfrisin. Holandezi ka vetëm një vit tek Interi dhe ka mbërritur në të njëjtën kohë me Inzagin, që është shumë krenar për rritjen e holandezit nën urdhrat e tij për të cilin merr edhe meritat. 25-vjeçari ka qenë fantastik në korsinë e djathtë, një nga rolet më të rëndësishme për 3-5-2 e zikaltërve, duke qenë garanci për ekipin.

Po ashtu, largimi i Perisiçit në të majtë është një tjetër arsye pse trajneri nuk do të privohet nga një tjetër anësor, pasi ndërrimi i pronarëve të të dy krahëve brenda një sezoni është një risk i madh për skuadrën. Thënë këto ama, Inzagi e di mirë edhe gjendjen financiare të klubit, por ka kërkuar një vit kohë nga ata për të shfaqur Interin më të mirë sipas tij.

Premtimi për lojë të bukur që dërgon drejt trofeve kalon padyshim nga Shkriniari e Dumfrisi dhe kjo bllokadë e Inzagit ka detyruar klubin që ta rimendojë shitjen e tyre, duke krijuar një plan B: atë të largimit të tyre në qershorin e ardhshëm, gjithmonë nëse Interi do të ketë nevojë për të bërë sakrifica të tilla.

Përgatiti: NISLI GJINI – Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×