Nuk ka mrekulli në Monstar të Bosnjës! Tirana ka hequr dorë përfundimisht nga aventura Europiane, teksa u mposht me rezultatin 3-2 në takimin e kthimit ndaj Zrinjskit. Kampionët e Shqipërisë, nuk arritën të përmbysnin humbjen 0-1 të regjistruar në sfidën e parë në “Air Albania”.
Në pjesën e parë, vendasit shënuan 2 herë me Jankoviç dhe Ticinoviç, ndërkohë që Ismajgeci tentoi të rihapte sfidën në minutën e 51-të. Ishte sërish skuadra e Zrinjskit që do të shënonte me Kuze në minutën e 80-të, ndërkohë që Xhixha në të 84-tën, vulosi shifrat në 3-2. Në turin e tretë të Ligës së Konferencës, skuadra boshnjake do të përballet me Tobol, që është dhe ekipi kampion në fuqi i Kazakistanit.
Vlen të theksohet fakti, se në këtë rrugëtim europian prej 4 ndeshjesh, Tirana nuk regjistroi asnjë fitore, apo barazim, duke u ngushëlluar me vetëm 2 gola të shënuar.
FT: ZRINJSKI – TIRANA 3-2
Jankoviç 25′, Tiçinoviç 35′, Kuze 80′ / Ismajlgeci 51′, Xhixha 83′
KOMENTI LIVE:
Mbyllet sfida!
90+2′ Tjetër traversë e vendasve, kësaj here ishte sulmuesi Mandiç që tronditi traun e Bekajt.
90+1′ Redon Xhixha është futbollisti i dytë i ndëshkuar me karton të verdhë në radhët e Tiranës!
90′ Akordohen 4 minuta shtesë!
85′-88′ Në harkun kohor të 3 minutave, plot 4 futbollistë radhazi të ndëshkuar me karton të verdhë në radhët e Zrinjskit.
84′ Dy zëvendësime te Tirana, largohen Aleksi dhe Toshevski në fushë, Qefalija dhe Nuriu.
83′ GOOOL TIRANA 3-2/ Sërish gol në Monstar, rrugën e rrjetës e gjen dhe Redon Xhixha, i cili i shkëputet mirë mbulimit të mbrojtes dhe me të majtën brenda zonës godet saktë pas asistit të Ismajgecit.
80′ GOL ZRINJSKI 3-1/ Vendasit shënojnë edhe të tretin, pas një topi të humbur nga Totre në mesfushë, Kuze tregohet i saktë duke mposhtur portierin Bekaj nga brenda zonës!
75′ Provon sërish Hasani, por topi shkon drejt e në duart e portierit të Zrinjskit.
69′ E pabesueshme çfarë shpërdoron Hasani me portën e boshatisur. Rast ideal për Tiranën, nuk iu besojnë sytë bardheblutë.
66′ Tirana “flirton” me golin e dytë, por Hasani nuk tregohet i saktë, gjuajtja e tij ndalet nga portieri kundërshtar me këmbë.
61′ Traversa i vjen në ndihmë Tiranës në këto momente, shpëton për mrekulli porta e Bekajt.
57′ Zëvendësim te Tirana, largohet De Silva, vendin e tij e merr Hasani.
56′ Ndëshkohet edhe Ismajgeci me karton të verdhë.
55′ Jukiç është futbollisti i parë i ndëshkuar me karton të verdhë!
51′ GOOOL TIRANA 2-1/ Ismajlgeci gjen rrugën e rrjetës. Kapiteni nuk fal brenda zonës pas asistit të Seferit, duke rihapur sfidën! Goli i parë ky për kampionët e Shqipërisë në 4 ndeshjet e zhvilluara në arenën Europiane për këtë sezon.
46′ Starton pjesa e dytë, Tirana kërkon golin e nderit, që do të ishte i pari këtë sezon në aventurën Europiane.
Mbyllet pjesa e parë!
45′ Akordohen 2 minuta shtesë!
44′ Mundësi e mirë për Tiranën me Seferin, por sulmuesi vonohet duke mos finalizuar siç duhet!
36′ GOL ZRINJSKI 2-0/ Dorëzohen kampionët e Shqipërisë, vendasit shënojnë edhe golin e dytë me anë të Tiçinoviç.
30′ Tirana tenton të kundërpërgjigjet me Behiraçe që provon me kokë, por gjuajtja e tij shkon jashtë kuadratit.
25′ GOL ZRINJSKI 1-0/ Boshnjakët zhbllokojnë sfidën me një eurogol. Jankoviç me një predhë nga distanca, e dërgon topin në trekëndëshin e Bekajt.
18′ Ende asnjë gjuajtje e regjistruar në kuadrat, të dyja skuadrat tregohen të suksesshme. Tirana ka një epërsi të dukshme për sa i përket mbajtjes së topit.
9′ Kundërsulm i shpejtë i Tiranës, por De Silva, tregohet egoist duke mos pasuar për Seferin, duke sfumuar një mundësi të artë.
5′ Start i qetë, vendasit shfaqen më superiore në fushë, por Tirana mbrohet mirë duke mos lejuar hapësira!
1′ Starton ndeshja!
Formacionet zyrtare:
Zrinjski: 4-2-3-1: Condric, Corluca, Magdic, Barisic, Memija, Kamenar, Savic, Ticinovic, Jankovic, Jukic, Bilbija Trajner: Sergej Jakirovic
Tirana 4-3-3: Bekaj, Toshevski, Behiratçe, Najdovski, Ismajlgeci, Totre, Limaj, Aleski, Xhixha, Seferi, De Silva Trajner: Orges Shehi
Arena e Lajmit
