Është shpallur verdikti për Kolin Runej vs Rebeka Vardit pas një sage të gjatë.
Në vitin 2019, Runej, gruaja e ish-yllit të Anglisë, Uejne, akuzoi Vardin se ka nxjerrë lajme të rreme për të në media si ‘The Sun’. 36-vjeçarja shkoi në Twitter për të bërë një deklaratë ku thoshte se ishte Vardi përgjegjëse për publikimin e lajmeve sepse i kishte bllokuar të gjithë në Instagramin e saj privat, përveç Rebekas e cila i kishte parë Storyn.
Lol the fake stories Coleen planted to entrap Vardy. Love Coleen. Absolute legend of the game pic.twitter.com/Sge0MAS6yX
— Nooruddean (@BeardedGenius) May 17, 2022
Vardi i mohoi menjëherë akuzat dhe e paditi Runejn për shpifje, duke çuar në një gjyq nëntë-ditor në ‘Gjykatën e Lartë të Londrës’. Dhe pas gati tre vjet dramë, vendimi tani është arritur dhe Runej ka fituar çështjen.
Gjykatësja “Justice Steyn” bëri sot me dije vendimin dhe tha se ka të ngjarë që ish-agjentja e Vardi-t, Karolin Uat, duke i dërguar Storyt ‘The Sun’. Por ajo e kishte marrë screenshot-in nga Vardi.
Gjyqtarja arriti në përfundimin se “pjesë të rëndësishme” të provave të Vardi nuk ishin të besueshme dhe se kishte shumë raste kur provat e saj “ishin qartazi në kundërshtim me provat dokumentare, evazive ose të pabesueshme”.
Gjykatësi përfundoi: “Ka të ngjarë që zonja Vardi të ketë fshirë qëllimisht bisedën e saj në WhatsApp me zonjën Uat dhe se zonja Uat qëllimisht e ka hedhur telefonin në det.” Për shkak se juritë në fakt janë shfuqizuar për gjyqet për shpifje në Angli dhe Uells, nuk ka asnjë vendim të menjëhershëm se kush e fitoi çështjen. Vendimi u publikua në internet në mesditën e së premtes. Ekipi i Vardit i kishte thënë gjykatës se jeta e saj ishte bërë ferr nga akuza publike e Runej, gjë që e bëri atë pre të talljeve, abuzimeve në mediat sociale dhe ofendimeve kur burri i saj luante futboll.
Avokati i saj, Hju Tomlinson, tha se klientja e tij do të duhej të kishte qenë “shumë e zgjuar ose shumë cinike” që të kishte ndërmarrë fshirjen manuale të mesazheve të WhatsApp. Ai tha se do të ishte një “komplot jashtëzakonisht i ndërlikuar” të fshiheshin të gjitha provat.
Arena e Lajmit
