Kapiteni i Skënderbeut nuk përmbahet, sulmon ashpër “servilët”: Zhdukni disa njerëz që kanë nga 100 vite nëpër poste

Eliminimi i skuadrave shqiptare nga Kupat e Europës nuk ka lënë një shije të mirë as te kapiteni i Skënderbeut, Vangjel Zguro.

ZGURO

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, 29-vjeçari sulmon ashpër “servilët”, siç i quan ai, duke thënë se liga shqiptare është shumë herë më e fortë se disa liga të tjera, por këta persona e pengojnë që të ecë përpara.

E them me bindje se ne futbollin shqiptar ka shumë talente, e them me bindje se është shumë herë ligë më e fortë se e Maqedonisë, Kosovës, Malit te Zi, Bosnjës, Bullgarisë, Estonisë, Luksemburgut. Por problemi tek futbolli jonë është tek njerëzit, tek servilët, tek ata që fusin hundët, tek njerëzit e padrejtë, dhe përderisa këta njerëz te jenë, ne kurrë s’do ngrihemi lart, dhe pse kemi futboll më të fortë se këto vende që thash pak më lart. Jo se këto vende s’kanë nga këta njerëz por në këto vende nuk i dëgjon kush këta njerëz. Mundohuni ti largoni servilët nga futbolli, mundohuni t’i zhdukni disa njerëz që kanë nga 100 vjet nëpër poste, nëpër ekipe, nëpër studio sepse këta janë e keqja e futbollit shqiptar. Me shumë respekt, mendimi i një Futbollisti të kampionatit shqiptar. Respekte nga Vangjel Zguro”, ishin fjalët e kapitenit të Skënderbeut.

zguro

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×