“AS” zbulon se Napoli është klubi i radhës që menaxheri i Kristiano Ronaldos, Zhorzh Mendesh, e ka ofruar klientin e tij këtë merkato, pasi e bëri diçka të tillë më parë me Çelsin, Bajernin e Mynihut dhe Barcelonën.
Të tria këto klube ishin te painteresuara për ta transferuar portugezin këtë verë, ndërsa tani është radha e Napolit që është shumë i interesuar për ta mbyllur një transferim të tillë.
Italianët duan ta shndërrojnë 37- vjeçarin në një ikonë të klubit dhe mendojnë se ai do të sillte një popullaritet të jashtëzakonshëm, të krahasueshëm me atë të Diego Armando Maradonës.
Presidenti De Laurentis dhe Mendesh kanë një marrëdhënie të shkëlqyer dhe Kristiano është gati të ulë edhe rrogën, mjaft që të largohet nga “Old Trafford”.
Arena e Lajmit
